Linda Halimi vlerësohet ulët në provat e Eurovizion

Linda Halimi vlerësohet ulët në provat e Eurovizion

Lindita Halimi, këngëtarja që këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, të dielën në darkë ka realizuar provën e saj të parë në skenën gjigante në Ukrainë.

35 anëtarë të medias panë çdo performancë në International Exhibition Centre i vlerësuan ato në fund.

Anëtarëve të medias iu ishte bërë e qartë që të votonin në bazë të provave që shihnin dhe jo sipas këngëve që pëlqenin dhe duhet të vlerësonin me 5 pikë vendin e tyre të parë, me 3 të dytin dhe me 1 të tretin.

Esctoday ka publikuar tabelën ku Lindita Halimi me performancën e saj radhitet e parafundit nga tetë performancat e djeshme, me vetëm 9 pikë, duke lënë pas vetëm Belgjikën

 

Shpërndaje në: