Vjen kënga e re e Linda Morinës për Policinë e Kosovës (Video)

Vjen kënga e re e Linda Morinës për Policinë e Kosovës (Video)

Nuk është që nuk e kemi pritur një këngë kushtuar Policisë së Kosovës për arrestimin e të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nga e “ madhja” Linda Morina.

Ajo, sot ka publikuar këngën, në të cilën përshëndet policët dhe i quan hero, sikurse shumë figurave politike e jo politike që u ka kënduar.

Në vargjet që ka thurur, ajo i dërgon një mesazh Serbisë.

Linda njihet si një ndër këngëtaret më të shpejta, që secilës ngjarje në Kosovë i kushton këngë./ Periskopi

Shpërndaje në: