Linda Morina në ‘kulm të karrierës’ me këngë për presidentin Thaçi (Video)

Linda Morina në ‘kulm të karrierës’ me këngë për presidentin Thaçi (Video)

Përkujdeset që gjithherë t’u kushtojë këngë zhvillimeve aktuale në vend, çfarëdo qofshin ato.

Është kjo Linda Morina, e cila kësaj radhe ka shfaqur ‘simpatinë’ që ka për presidentin Hashim Thaçi.

Linda shkruan për promovimin në Londër të librit biografik të presidentit Thaçi.

Në atë këngë, ajo thur lavde për presidentin.

“Me Hashim Thaçin, Kosova po krenohet. Librin biografik ia promovuan në Londër. Roger e Suzy të vërteten e kanë shkru, për pavarësi ideali ka burrënu. 17 shkurt 2008, Hashim Thaçi shpalli Kosovën shtet. UÇK-së i ka pri kolona, Hashim Thaçi si shqiponja. 500 vite në troje të shqiptarit, lind një trim si Hashim Thaçi”, thuhet në tekstin e këngës.

Videon e kësaj këngë me çifteli, Linda e ka realizuar në kulm të një shtëpie.

E si duket, ajo shfaqet nga ‘kulmi’ i karrierës me këngën për Thaçin.

Shpërndaje në: