Lindon Emërllahu afër transferimit në Ukrainë, pritet të marrë një pagë rekord

Lindon Emërllahu afër transferimit në Ukrainë, pritet të marrë një pagë rekord

Mesufshori kosovar Lindon Emërllahu, duket se po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Clujit në Rumani.

Kjo pasi sipas mediumit rumun Digi Sport, reprezentuesi kosovar është shumë afër nënshkrimit me ekipin ukrainas Polissya Zhytomyr, që aktualisht renditet e treta në kampionat.

Emërllahu pritet që të niset për në Ukrainë të shtunën, atje ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore para se të nënshkruajë kontratën.

Një ditë pas ndeshjes që Cluji do ta luajë ndaj Csikzeredas në kuadër të javës së 20-të të elitës rumune, Emërllahu do të niset direkt për në Ukrainë.

Nëse gjithçka shkon mirë në testet mjekësore, Emërllahu do të nënshkruajë një kontratë e cila vlen rreth 350 mijë euro në sezon, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Nga ana tjetër, pas transferimit, Cluj do të marrë 1.5 milionë euro një shumë të cilës i shtohet një përqindje prej 10% e një transferimi të mundshëm në të ardhmen.

Vlen të theksohet që Emerllahu ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime në 23 ndeshje këtë sezon me Clujin, në të gjitha garat./Periskopi/

Shpërndaje në: