Lindoni ka shkruar tekstin e kësaj kënge që mori përmasa botërore (Video)
Këngëtari Lindon Berisha ishte mysafir në rubrikën ‘Kë zgjedh’ të emisionit Mirage këtë të premte.
Lindoni u vu në siklet pasi duhej të zgjedhte nga një emër mes artistëve, emrat e të cilëve kishte përballë.
Ndër të tjera, ai ka dhënë edhe komente për disa prej tyre, madje ai zbuloi edhe faktin se ka shkruar këngën e një artisteje shqiptare, këngë e cila ka kaluar kufijtë.
E ajo është kënga ‘Nëntori’ që u këndua nga Arilena Ara.



