Lionel Messi prezanton ‘Këpucën e Artë’
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka prezantuar trofeun Këpuca e Artë para ndeshjes me Deportivo La Corunan.
Argjentinasi e ka fituar këtë çmim për golashënuesin më të mirë të sezonit 2016/17 – çmim ky i cili dhurohet nga gazeta spanjolle ‘MARCA’, për golashënuesin më të mirë në La Liga.
Messi e kishte fituar tri herë këtë çmim në të kaluarën: në vitet 2010, 2012 dhe 2013. /Insajderi




