Lionel Messi zgjedh golin e preferuar te Barcelona

Lionel Messi zgjedh golin e preferuar te Barcelona

Lionel Messi ka shumë gola dhe është e vështirë për të zgjedhur kur është fjala për të preferuarin e tij.

Ylli argjentinas së fundmi arriti të shënonte golin e 400-të në La Liga, transmeton Periskopi.

31 vjeçari ka shënuar 586 gola në karrierë and 65 të tjerë për kombëtaren e Argjentinës.

Messi celebrates number 400 against Eibar. Image: PA Images

Dhe megjithatë ai ende mund të zgjedhë të preferuarën. Duke folur për Mundo Deportivon, 31 vjeçari zbuloi se goli i tij i parë, kundër Albacete, është më i miri: ”I pari kundër Albacete nga pasimi i Ronnie [Ronaldinho] nuk do ta harroj kurrë”.

”Kam shënuar gola të bukur edhe në El Classico, ose ndaj kundërshtarëve si Valencia, Atletico e Sevilla”.

”Në fund golat nuk janë me rëndësi, nëse ekipi nuk fiton”, tha me modesti Messi. /Periskopi

Shpërndaje në: