Liria befason Dritën në Gjilan, Llapi rikthehet te fitorja

Liria befason Dritën në Gjilan, Llapi rikthehet te fitorja

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sontme të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja më interesante dhe më dramatike, ashtu siç pritej u zhvillua në Gjilan, ku Drita ishte nikoqir i Lirisë.

Liria arriti që ta mposhtë Dritën në minutat e fundit të ndeshjes, ku Liridon Fetahaj shënoi golin e fitores.

Ndeshja interesante u zhvillua edhe në Mitrovicë, ku Trepça’89 barazoi, 1-1 me Gjilanin.

Golin për Gjilanin e shënoi Hysa (’25), teksa për mitrovicasit shënoi Manaj (’76)

Ndërsa, Llapi është rikthyer te fitorja pas humbjes në javën e kaluar.

Kelmendi shënoi golin e fitores për Llapin në minutën e 82-të përballë Ferizajt./Periskopi/

Shpërndaje në: