Lirim Kastrati zgjedh Kosovën
Lajmi i mirë për përfaqësuesen e Kosovës. Lirim Kastrati ka vendosur që të jetë pjesë e ekipit A të Kosovës.
Siç u raportua asi i Lokomotivës së Zagrebit ishte në dyshim rreth zgjedhjes mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, por që këto zëra ai i ka hedhur poshtë, duke thënë se intervista e tij u keqinterpretua.
Ai ka konfirmuar për Sportin në KTV se do ftohet nga përzgjedhësi Bernard Challandes për dy ndeshjet e tetorit, ndaj Maltes dhe Ishujve Faroe./Periskopi/



