Lirohet bashkëatdhetari i arrestuar në Serbi

Lirohet bashkëatdhetari i arrestuar në Serbi

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një bashkatdhetar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është liruar nga autoritetet serbe pasi ishte arrestuar për shkak të emblemës së UÇK-së në veturën e tij, raporton Periskopi.

Ai tha se bashkatdhetari i liruar është duke u kthyer në Kosovë.

Koci përsëriti thirrjen që bashkatdhetarët të kenë kujdes që të mos kalojnë transit nëpër Serbi me emblema të UÇK-së nëpër veturat e tyre, pasi mund të arrestohen nga autoritetet serbe.

Koci: Një bashkëatdhetar i ynë është arrestuar nga autoritetet serbe

Shpërndaje në: