Lirohet me kusht Isni Kilaj, reagon OVL UÇK: Ky zhvillim përbën një hap drejt reflektimit të domosdoshëm nga ana e kësaj gjykate
Gjykata Speciale në Hagë sot ka marrë vendim që të lirohet me kusht Isni Kilaj.
Në vendimin e Gjykatës Speciale bëhet e ditur se janë plotësuar të gjitha kushtet që Kilajn të lirohet me kusht në Kosovë.
Për këtë vendim të Gjykatës ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, raporton Periskopi.
OVL UÇK përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka mirëpritur lajmin për lirimin me kusht të bashkëluftëtarit të tyre, Isni Kilaj.
“OVL UÇK i gëzohet lajmit për lirimin me kusht të bashkëluftëtarit tonë, z. Isni Kilaj, nga Gjykata Speciale.Ky vendim rikthen një të drejtë të tij që i është mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë, njësoj siç po vazhdon të mohohet edhe për bashkëluftëtarët e tjerë që mbahen ende në paraburgim.Për ne, ky zhvillim përbën një hap drejt reflektimit të domosdoshëm nga ana e kësaj gjykate, e cila deri më tani ka refuzuar të respektojë të drejta të garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në postim.
Njoftimi i plotë :



