Lista e mafiozëve më të famshëm shqiptarë, ja kush janë ata

Lista e mafiozëve më të famshëm shqiptarë, ja kush janë ata

Aleks Rudaj – Një ndër kokat e një prej grupeve mafioze më të rrezikshme në Nju Jork. E themeluar që në vitin 1993 në Uestchester “Korporata” u përhap edhe në Bronx dhe Queens. Aleks Rudaj, i njohur edhe si Sandro Rudoviç u dënua në vitin 2006 me 27 vjet burg.

auto_aleks_rudaj1486711122

Princ Dobroshi – I dënuar me 14 vjet burg në Norvegji për trafik droge. Dobroshi mundi të kryejë një arratisje spektakolare duke bërë edhe operacion plastik në fytyrë. Më pas ai mundi të vijë edhe në vendlindjen e tij, Pejë, ku hapi edhe një pikë bastesh.

auto_princ-dobroshi1486711148

Naser Kelmendi – Kelmendi, 55 vjeç, qytetar i Kosovës, i lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH), sipas Departamentit të Thesarit, dyshohet se ka udhëhequr një nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan.

Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës, dhe në Europë transportohet nëpërmjet Ballkanit.

f-0612150654330_m-780x439

Bruno Krasniqi – Bruno dhe Saimir Krasniqi, liderë të një grupi të dhunshëm shqiptar të krimit të organizuar, që operonte në Nju York, Michigan dhe Konektikat të SHBA-së.

Ata janë dënuar për krime të shumta, duke përfshirë shantazhe, vrasje, konspiracion për vrasje, rrëmbim, trafikimit të narkotikëve, zjarrvënie, grabitje, zhvatje, pengim të drejtësisë, transport ndërshtetëror të narkotikëve të vjedhur, si dhe posedim dhe përdorim të armëve të zjarrit.

auto_bruno_krasniqi1486711200

Xhoni Eduart Aliti – Koka e një grupimi kriminal shqiptar në SHBA. I dënuar për shumë krime të rënda.

auto_808651486711241

Basri Bajrami – Tmerri i Belgjikës për shumë vite. Mundi të rrëmbejë kryeministrin belg të asaj kohe Poul Vanden Bjonants dhe më pas u arratis nga burgu i sigurisë së lartë, Sen Zhili. Ai është akuzuar shpesh edhe për lidhje me politikën në Maqedoni.

auto_basri_bajrami1486711254

Baki Sadiku – Bosi i drogës në Sllovaki. Është dënuar me 22 vjet burg.

auto_baki_sadiku1486711265

 

Shpërndaje në: