Lista Serbe nuk merr pjesë në seancë, thotë një deputet i saj
Njëri nga deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Blic se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e sotme, ku do të diskutohet për Demarkacionin me Malin e Zi.
Ky deputet që ka dashur të mbesë anonim, i ka thënë Gazetës Blic se qëndrimi i tyre është shumë i qartë, që a plotësimin e të gjitha kushteve, s’do të jenë pjesë e kësaj seance.
“Nuk ka gjasa që sot të marrim pjesë në seancë. Institucionet e Kosovës nuk i kanë plotësuar kushtet tona, dhe pa plotësimin 100 për qind të kushteve tona nuk do të marrim pjesë në seancë”, i tha ky deputet i Listës Serbe Gazetës Blic, duke dashur që të mbetet anonim.
Gazeta Blic ka raportuar mbrëmë se pos kushteve për zëvendës shefin e AKI-së dhe zëvendëskomandantin e FSK-së, Lista Serbe si kusht ka vendosur edhe riaktivizimin e antenave të Telekomit Serb në tërë Kosovën si dhe plotësimin e disa premtimeve që u ka dhënë Hashim Thaçi serbëve, për ta marrë votën për president.



