Listës Srpska nuk i votohet asnjë deputetë për nënkryetar, VV kundër, PDK e LDK abstenojnë
Kryeparlamentari i Kosovës, Dimal Basha, ka kërkuar nga komuniteti serb në Kuvend që t’ia dorëzojnë emrin e kandidatit të tyre për nënkryetar të këtij institucioni.
Nga Lista Srpska, deputeti i kësaj partie, Igor Simiqi, propozoi emrin për nënkryetar të Kuvendit nga minoriteti serb, shkruan Periskopi.
Kandidati i propozuar i Listës Srpska ishte sikurse herën e kaluar, Sllavko Simiq, i cili dështoi të marrë votat e nevojshme.
Për të votuan 9 për, 54 kundër dhe 42 abstenime.
Edhe në herën e dytë Simiq ka marrë 9 vota për, 54 kundër dhe 41 abstenime.
Ndërsa, në tentimin e tretë Simiq ka marrë 9 vota për 53 kundër dhe 42 abstenime
Sërish Kryeparlamentari Basha ka kërkuar nga komuniteti serb në Kuvend që t’ia dorëzojnë emrin e dytë për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Pas dështimit të Sllavko Simiq, nga Lista Serbe u propozua Sllatan Elek.
Elek në raudin e parë mori 9 vota për, 54 kundër dhe 42 abstenime.
Edhe në herën e dytë Elek ka marrë 9 vota për, 53 kundër dhe 42 abstenime.
Ndërsa, në tentimin e tretë Elek ka marrë 9 vota për, 53 kundër dhe 41 abstenime.
Ndërsa, e propozuara e radhës ishte deputetja e Kuvendit të Kosovës, Liljana Stevanoviq.
Stevanoviq dështoi tri herë. As kjo nuk arriti votat e mjaftueshme për pozitën e nënkryetares së Kuvendit.
Edhe deputetja e radhës Verica Çeraniq dështojë plotë tre herë.
Si kolegët paraprakë të Listës Serbe dështoi edhe Miljana Nikoliq. Tri herë në votim u hodh emri i saj në votim por nuk arriti t’i siguroj votat.
Fatin e njëjtë e ka pasur edhe Branislav Nikoliq. Edhe Nikoliq dështoi plotë tre herë.
Kurse, deputeti Stefan Kovaçeviq ka dështuar tre herë.
Edhe i propozuari i radhës Sërxhan Popoviq dështoi plotë tre herë.
Partia më e madhe në Kuvend, Vetëvendosje, deri më tani ka votuar kundër emrave të propozuar nga Lista Spraska, ndërsa PDK e LDK kanë abstenuar, bashkë me disa deputetë të AAK-së, që nuk kanë qenë të gjithë prezent./Periskopi/



