LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit
Klubet kanë edhe disa minuta në dispozicion për të kryer transferime në afatin kalimtar të janarit 2019. Afati i sivjetmë dimëror ka nisur në fillim të muajit janar (në Angli, Gjermani dhe Francë më 1 janar, në Spanjë më 2 janar, kurse në Itali më 3 janar).
Më 31 janar, afati kalimtar i janarit i këtij viti mbyllet në pesë kampionatet më të forta evropiane.
Periskopi ju mban të informuar më kohë reale për të gjitha detajet që duhet t’i dini si edhe për transferimet që do të ndodhin nëminutat e fundit të këtij afati.
LIVE:
00:00 – MBYLLET AFATI KALIMTAR I JANARIT!
✍❌ – Window closed!
The English transfer deadline has now passed!
Follow any late deals with our #DeadlineDay blog: https://t.co/iCSjYRjrk2 pic.twitter.com/4D2jNxgNwj
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 31, 2019
23:45 – ZYRTARE: Milan e ka huazuar zyrtarisht Alen Halilovicin në Standard Liege për 18 muaj me mundësi blerje deri në qershor të vitit 2020.
23:40 – Crystal Palace po lufton me kohën për ta kompletuar huazimin e Michy Batshuayi.
23:32 – ZYRTARE: Edon Zhegrova kalon te Baseli në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Ai do të prezantohet më 4 shkurt, konfirmon gazetari Arlind Sadiku.

23:30 – ZYRTARE: Yuri Tielemans huazohet te Leicester City, shkëmbehet me Adrien Silva. Monaco ishte e bindur nga kjo ofertë.
23:27 – Mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill ka refuzuar kalimin te Juventusi. ‘Bardhezinjët’ e shihnin mbrojtësin anglez si zëvëndësuesin ideal të Mehdi Benatia, që u largua drejt Katarit.
23:25 – ZYRTARE: Barcelona transferon sulmuesin e Tolouese, Jean-Clair Todibo. 19 vjeçari mendohej se do të arrinte tek Katalanasit në verë, por drejtuesit e Barçës kanë kërkuar transferimin e menjëhershëm të tij.

23:21 – Megjithatë, Chelsea nuk do t’ia shes Batshuayin Tottenhamit. Sulmuesi belg është kontaktuar nga Crystal Palace.
23:17 – Sky Sports shkruan se PSG ka bërë ofertë prej 26.2 milionë funte për Idrissa Gueyen e Evertonit.
23:15 – Sulmuesi i Chelseat, Michy Batshuayi është në bisedime me Tottenham.



