Kosova pëson edhe humbjen e dytë radhazi (Video)
Ka përfunduar ndeshja Ukrainë-Kosovë, ku ukrainasit shënuan fitore të thellë prej 3:0.
Kosova zhvilloi një lojë më të mirë sesa ndaj Kroacisë ditë më parë, mirëpo nuk arriti të rrëmbejë ndonjë pikë.
Kjo është humbja e dytë e Kosovës në kualifikimet për Botërorin 2018.
https://www.youtube.com/watch?v=hzuEnZm10no
Min 87: Ukraina thellon epërsinë në 3:0. Ruslan Rotan ka shënuar golin.
Min 82: Hekuran Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë dhe do të mungojë në sfidën e radhës për Kosovën.
Min 81: Ukraina ka dyfishuar epërsinë, Andriy Yarmolenko ka gjetur rrjetën.
Min 78: Konoplyanka shënon nga pozita jashtë loje dhe goli anulohet, rezultati vazhdon të mbetet 1:0.
Min 78: E pabesueshme: Bernard Berisha godet transversalen, Kosova pranë golit.
Min 77: Fanol Përdedaj largohet nga loja, në vend të tij inkuadrohet mesfushori Valmir Sulejmani.
Min 76: Bernard Berisha kërkon penalti, pasi duket se një mbrojtës ukrainas ka prekur topin me dorë, por gjyqtari nuk reagon.
Min 75: Ukraina ka tentuar 11 herë të shënojë, ndërsa Kosova 5 herë.
Min 74: Ukraina rrezikon nëpërmjet Artem Kravets, por goditja e tij shkon jashtë portës.
Min 69: Kosova dukshëm me lojë më të mirë pas inkuadrimit të Berishës dhe Zenelit.
Min 66: Kosova kryen edhe një zëvendësim. Nga loja largohet Milot Rashica, në lojë futet Arbër Zeneli.
Min 64: Inkuadrimi në lojë i Bernard Berishës ka rezultuar me përmirësimin e dukshëm të lojës së Kosovës.
Min 61: Vedat Muriqi dhe Bernard Berisha me raste të mira për gol.
Min 61: Bernard Berisha godet nga jashtë zonës, por portieri ukrainas pret.
Min 59: Konoplyanka pengohet nga Rashica në zonë dhe kërkon penalti, por gjyqtari sërish nuk reagon.
Min 58: Rashica provon goditjen nga jashtë zonës, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtja ukrainase.
Min 57: Ukrainasit sërish kërkojnë penalti, por gjyqtari holandez heshtë sërish.
Min 55: Yarmolenko rrëzohet në zonë dhe kërkon një penalti, por gjyqtari heshtë.
Min 54: Kosova bënë zëvendësimin e parë. Në lojë hyn Bernard Berisha, nga loja del Alban Meha.
Min 53: Konoplyanka rrezikon sërish portën kosovare, por Ujkani pret topin pa problem.
Min 50: Kosova po u bënë më shumë presion lojtarëve ukrainas.
Min 46: Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Ukrainë-Kosovë.
Përfundon pjesa e parë. Kosova është në disavantazh. ‘Dardanët’ nuk po arrijnë të rrezikojnë skuadrën ukrainase. Në anën tjetër, Ukraina po luan një lojë shumë dominuese. Përveç mungesës së aksioneve të rrjedhshme nga lojtarët kosovarë, ata po kanë probleme edhe në krahat e mbrojtjes. Fanol Përdedaj nuk po arrinë assesi të ndalojë depërtimet e Yevhen Konoplyankas.
Min 43: Oleksandr Zinchenko godet por Ujkani pret.
Min 41: Futbollistët kosovarë kanë nisur të çarkullojnë më shumë topin, por aksione të rrjedhshme ende nuk po arrijnë të krijojnë.
Min 39: Andriy Yarmolenko godet fuqishëm nga krahu i djathtë, por Samir Ujkani mezi pret dhe dërgon topin në korner.
Min 31: Zhbllokohet rezultati. Ukraina shënon nëpërmjet Artem Krevets, ku goditjen e tij e devijoi Amir Rrahmani.
Min 30: Rasti i parë i rrezikshëm nga Kosova. Milot Rashica bën super depërtim, godet, por pret portieri ukrainas.
Min 28: Ukraina rrezikon sërish, Artem Krevets për pak sa nuk dërgon topin në rrjetë pas një pasimi nga ana e djathtë.
Min 25: Futbollistët e Kosovës nuk po arrijnë assesi të organizojnë aksione, ata kanë qëndruar kryesisht në mbrojtje në këto 25 minutat e para.
Min 23: Godet anësori ukrainas Konoplyanka, por topi shkon fare pranë portës së Samir Ujkanit.
Min 21: Situatë e rrezikshme pranë portës së Kosovës pas krosimit të Yarmolenko, por rezultati mbetet 0:0.
Min 18: Futbollistët e Kosovës nuk po arrijnë të organizojnë aksione, madje prej disa minutash nuk kanë kaluar as në gjysmën e fushës së ukrainasve.
Min 15: Konoplyanka depërton nga krahu i majtë dhe godet, por topi shkon jashtë portës.
Min 12: Ukrainasit vazhdojnë të sulmojnë nëpërmjet Yarmolenko dhe Konoplyanka.
Min 5: Ukraina ka nisur një ofanzivë dhe po tenton të krijojë aksione të rrjedhshme.
Min 3: Ukraina tenton nëpërmjet Andriy Yarmolenko, por goditja shkon jashtë portës.
Min 1: Ka nisur në Krakow ndeshja ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës.
/Periskopi.com



