Liverpool deklason Bayrnin, kalon në finale (Video)
Liverpool ka mposhtur Bayern Munichun me rezultat 3:0 për të kaluar në fianle të Audi Cup
Skuadra e Jurgen Klopp ka kaluar në finale të Audi Cup, pas fitores 3:0 ndaj Bayern Munichut në Allianz Arena.
Golat për Liverpoolin në këtë takim i shënuan Sadio mane, Mohamed Salah dhe Daniel Sturridge.
Liverpool nesër nga ora 20:30 do të luajë në finale ndaj Atletico Madridit, ndërsa Bayern Munich nga ora 17:45 do të luajë për vendin e tretë ndaj Napolit



