Liverpool drejt titullit, United spektakël në ‘Teatrin e Ëndrrave’ (VIDEO)
Liverpool po vazhdon marshimin e sigurt drejt titullit, pasi mposhti 4 me 0 Newcastlen.
Dejan Lovren (11′) e hapi serinë e golave në ‘Anfield’.
Me të filluar pjesa e dytë Salah fitoi një penallti të dyshimtë dhe shënoi për 2 me 0.
10 minuta para fundit Xherdan Shaqiri (80′) shënoi për 3 me 0 pasi pranoi asistin e Trent Alexandre-Arnold.
Për ta vulosur rezultatin përfundimtar, u përkujdes Fabinho (88′), që u inkuadrua në pjesën e dytë.
Tash ‘Të Kuqtë’ tubojnë 51 pikë, 6 më shumë se vendi i dytë Tottenham, ndërsa City pësoi humbjen e dytë rradhazi, duke u mposhtur 2 me 1 nga Leicester.

Ndërkohë Manchester United ka vazhduar këndelljen, duke fituar 3 me 1 ndaj Huddersfield.
Nemanja Matic (28′) shënoi golin e parë për ekipin e Solskjaer.
Paul Pogba (64′ 78′) shënoi dy gola të tjerë të bukur për ta çuar rezultatin në 3 me 0.
Jorgensen në fundin e ndeshjes shënoi golin e nderit për mysafirët.
United ngjitet në vendin e gjashtë me 32 pikë, ndërsa Huddersfield mbetet në vendin e fundit./Periskopi



