Liverpool e shkel Bournemouthin, Salah i papërmbajtshëm (VIDEO)
Liverpool ka arritur fitore të rëndësishme si mysafir i Bournemouth, duke e mposhtur me rezultat 4 me 0.
Mohamed Salah ishte heroi i ‘Të Kuqëve’, ku shënoi het-trikun e parë të këtij sezoni.
Fillimisht, ai shënoi në minutën e 25-të, në një pozicion mjaft të dyshimtë, për ta dërguar Liverpoolin në avantazh pas pjesës së parë.
Rezultati u dyfishua tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë, me autorin e njëjtë.
Goli i tretë u shënua nga lojtari vendas, Steve Cook i cili shënoi në portën e gabuar.
Për ta kompletuar një ditë fantastike, Momo Salah kompletoi het-trikun në minutën e 77-të.
Xherdan Shaqiri luajti 65 minuta.
Ekipi i Jurgen Klopp merr lidershipin e përkohshëm me 42 pikë, ndërsa Bournemouth në vendin e 7 me 23 pikë. /Periskopi



