Liverpool fiton derbin e Merseyside, mposht Evertonin (Video)

Liverpool fiton derbin e Merseyside, mposht Evertonin (Video)

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë me të dy skuadrat që i ruheshin njëra-tjetrës, por edhe duke tentuar që me sulme ta gjejnë golin e epërsisë.

Rasti më i mirë i kësaj pjese i takoj sulmuesit të ‘Reds’, Divock Origi (47’), i cili ishte i pasaktë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Megjithatë, asnjëra nuk e ka arriti në këtë pjesë dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola 0-0.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi skuadrës së Jurgen Klopp, të cilët rritën trysninë në drejtim të portës së Liverpoolit dhe krijuan shumë raste për gol.

hendo-vs-barkley

Henderson vs Barkley

 

Ndërsa, skuadra vendase luante lojë të ashpër, ku u ndëshkua edhe me tre të verdhë në këtë pjesë.

Kur pritej që ndeshja të përfundoj barazim dhe pa gola, ashtu nuk mendoi edhe Sadio Mane, i cili shënoi nga afërsia në kohën shtesë dhe ia siguroi fitoren Liverpoolit me rezultat 1-0.

https://youtu.be/fmIjj6xx0Fg

Shpërndaje në: