Liverpool fiton ndaj Crystal Palace

Liverpool fiton ndaj Crystal Palace

Në një ndeshje me shumë gola, skuadra e Jurgen Kloppit shënoi fitore prej 2 me 4.

Can kaloi Liverpoolin në epërsi kur po zhvillohej minuta e 16, por pas vetëm 2 minutave Crystal barazoi shifrat përmes McArthurit, i cili shënoi pas një gabimi të Dejan Lovrenit në mbrojtje.

Por, Lovren e përmirësoi gabimin duke barazuar rikthyer epërsinë në minutën e 21 pas një goditje të bukur me kokë.

Në minutën e 33 Crystal barazoi edhe njëherë shifrat përsëri përmes McArthurit, por një minutë para përfundimit të pjesës së parë “Të Kuqtë” rikthejnë epërsinë përmes Joel Matipit.

Në pjesën e dytë Liverpooli arriti të shënojë golin e qetësisë përmes Roberto Firminos, i cili shënoi pas një asistimi të bukur nga Henderson në minutën e 71.

Me këtë fitore Liverpooli mban hapin për titull me 23 pikë në vendin e tretë, po aq sa kanë edhe Arsenali e City në vendin e dytë respektivisht të parin.

Shpërndaje në: