Liverpool i jep një premtim të madh Salahut

Liverpool i jep një premtim të madh Salahut

 

Liverpooli i ka bërë një premtim të madh yllit të skuadrës, Mohamed Salahut, i cili është sensacioni i vitit në Premierligë, sipas Don Balon.

Mediumi spanjoll pohon se Liverpooli i ka premtuar Mohamed Salahut se do ta shesë në Real Madrid këtë verë, nëse ai i ndihmon klubit ta fitojë Ligën e Kampionëve më 26 maj pikërisht kundër gjigantit spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Anësori egjiptian është joshur nga Madridi dhe dëshiron të largohet nga Premierliga në drejtim të La Ligës pas këtij sezoni.

Duke e kuptuar këtë dhe duke dashur që ai të jetë i përqendruar në finalen e Ligës së Kampionëve, Liverpooli i ka premtuar se do t’ia bëjë realitet kalimin në Real, nëse shpallen kampionë të garës më prestigjioze evropiane për klube në Kiev.

 

 

Shpërndaje në: