Liverpool konfirmon 23 lojtarët që udhëtojnë drejt Italisë
Trajneri Jurgen Klopp e ka bërë të ditur listën prej 23 futbollistëve që do jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Liverpool luan ndaj skuadrës së Ancelottit nesër në mbrëmje, pas fitores në ndeshjen e parë 3:2 ndaj PSG.
”Të Kuqtë” fluturan drejt Italisë nga aeroporti ”John Lennon”, ndërsa udhëtimi pritet të zgjatë tre orë.
Edhe Xherdan Shaqiri do jetë pjesë e skuadrës, pas formës së mirë që po kalon ndeshjeve të fundit.

Skuadra e plotë:
Shaqiri, Clyne, Fabinho, Sturridge, Wijnaldum, Lovren, Milner, Keita, Firmino, Van Dijk, Mane, Salah, Gomez, Alisson, Henderson, Moreno, Mignolet, Robertson, Origi, Solanke, Matip, Alexander-Arnold, Grabara.
Para ndeshjes, Liverpool do ketë një seancë stërvitore në stadiumin ”Sao Paolo”./Periskopi/



