Liverpool me kontratë të re për Coutinho me shifra marramendëse
Liverpooli do t’ia mbyll dyert Barcelonës për Coutinhon. Siç raportojnë mediat në Angli, klubi nga Anfield, është i gatshëm që ta bëjë brazilianin lojtarin më të paguar në skuadër me kontratën e re që do t’ia ofrojnë në ditët në vazhdim.
Bisedimet për marrëveshjen e re tashmë kanë nisur dhe në kontratë nuk pritet që të përfshihet asnjë klauzolë largimi për lojtarin, pasi që ‘The Reds’ synojnë që ta mbajnë atë sa më gjatë në klub.
Me kontratën e re braziliani do të fitojë rreth 180,00 mijë funta në javë.
Coutinho ka qenë një prej futbollistëve kryesorë të Liverpoolit në këto vitet e fundit dhe në dy sezonet paraprake ai është zgjedhur si më i miri i vitit te ‘The Reds’.



