Liverpool kryen detyrën, Unitedi vazhdon me gafa, City i pandalshëm (VIDEO)

Liverpool kryen detyrën, Unitedi vazhdon me gafa, City i pandalshëm (VIDEO)

Liverpool ka arritur fitore të rëndësishme si mysafir i Watford, me rezultat 0:3.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërkohë duhej pritur minuta e 67-të që Mohamed Salah t’i jepte avantazhin ‘Të Kuqëve’.

Alexander-Arnold dyfishoi epërsinë, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Roberto Firmino.

Tash ekipi i Klopp gjendet në vendin e dytë me 33 pikë, dy më pak se Manchester City, që shënoi fitore të thellë 0 me 4 ndal West Ham.

David Silva, Raheem Sterling dhe dy herë Leroy Sane i dhanë fitoren ‘Qytetarëve’, që tubojnë 35 pikë si lider të Premier League.

Manchester Unitedi i Jose Mourinhos vazhdon të ketë probleme, pasi barazoi pa gola në shtëpi ndaj Crystal Palace.

Përkundër disa rasteve, ‘Djajtë e Kuq’ nuk arritën të merrnin tre pikë nga ky duel, teksa zbresin në vendin e shtatë me 21 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: