Liverpool – Manchester City, formacioni më i mirë i kombinuar

Liverpool – Manchester City, formacioni më i mirë i kombinuar

E diela na rezervon një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave, ku takohen Manchester City dhe Liverpool.

‘Qytetarët’ gjenden në vendin e parë në tabelë, kurse skuadra e Jurgen Klopp me një pikë më pak renditet pas Cityt.

Dy ekipet jashtëzakonisht të forta dhe me një lojë sulmuese, ku ‘frika’ e Guardiolas vazhdon të jetë treshja Salah-Firmin-Mane. Trajneri spanjoll këtë e ka shprehur publikisht gjatë konferencës, përcjell Periskopi.

Ndërkohë Jurgen Klopp pas disa rezultateve zhgënjyese, ka konfirmuar se gjithçka është në rregull dhe ata do tentojn të marrin veten pikërisht në ndeshjen ndaj  Cityt.

Daily Mail ka bërë përzgjedhjen e formacionit më të mirë të kombinuar mes dy skuadrave:

Formacioni(4-3-3):
Ederson;
Walker, Van Dijk, Gomez, Robertson;
De Bruyne, Fernandinho, D.Silva;
Salah, Aguero, Mane;

/Periskopi/

Shpërndaje në: