Liverpool mposht Middlesbrough me rezultat të pastër (Video)
Liverpooli ishte dominant nga fillimi i sfidës.
Goli i parë për mysafirët erdhi pasi Adam Lallana realizoi nga afërsia në minutën e 29-të, pas një krosimi të Clyne.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Teksa vendasit tentuan që të afrohen te goli i barazimit, rasti u shfrytëzua nga The Reds.
Një aksion perfekt bëri që Lallana të lansojë një pasim preciz te Origi, i cili me një gjuajtje precize shënoi për 2-0 (60’).
Vetëm tetë minuta më vonë një mbrëmje të shkëlqyer për të e kompletoi Lallana me një tjetër gol nga afërsia, tash me Origin që ia ka kthyer asistimin për 3-0.
Deri në fund të takimit në Riverside nuk pati më gola.
Liverpooli mbetet në pozitën e dytë me 34 pikë, gjashtë më pak se Chelsea që okupon fuqishëm pozitën e parë.
https://www.youtube.com/watch?v=tw85uCwPNcQ



