Liverpool në garë për ish yllin e Juventusit
Senegalezi, Sadio Mane është larguar për në Kupën e Afrikës, ndërsa Jurgen Klopp kërkon ta përforcojë skuadrën në janar.
E zëvendësimin e Manes, Liverpool e ka gjetur si duket në Serie A tek skuadra e Sassuolos.
Sulmuesi italian, Domenico Berardi është në planet e Liverpoolit sipas medieve angleze.
Të kuqtë nga ‘Anfield’, janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë funte për transferimin e Berardit në Ligën Premier.




