Liverpool në krye me super-Shaqirin mposhtin Zvezdan (Video)

Liverpool në krye me super-Shaqirin mposhtin Zvezdan (Video)

Liverpool ka shënuar fitore të lehtë 4:0 ndaj Crvena Zvezdas, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Pas një pasimi të bukur të Xherdan Shaqirit, Robertson asistoi te Roberto Firmino, që solli golin e parë të ndeshjes.

I jashtëzakonshmi Shaqiri dha asist prefekt për Mohamed Salah, që dyfishoi shifrat në pjesën e parë.

Penalltia e fituar nga Mane në pjesën e dytë, u shëndrrua në gol nga egjiptiani, i cili shënoi golin e 50-të personal prej që është transferuar tek ‘Të Kuqtë’.

Sadio Mane humbi një penallti në minutën e 77′, por pas tre minutave ai realizoi gol për shifrat përfundimtare 4:0.

Liverpool gjenden në vendin e parë me gjashtë pikë, teksa ekipi serb mbetet në pozitën e fundit me një pikë.

Në anën tjetër, ekipet e të njëjtin grup – PSG dhe Napoli janë ndarë në paqe.

Ekipi italian përpak sa nuk ia shkaktoi humbjen e dytë PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Mertens dhe Insigne shënuan për ekipin e Ancelottit, kurse Rui shënoi auto-gol për ta sjellur golin e parë të PSG në ndeshje. Di Maria në fund të ndeshjes shënoi për 2:2.

Napoli dhe PSG renditet në vendin e dytë respektivisht të tretin./Periskopi/

Shpërndaje në: