Liverpool nuk gabon, e shfrytëzon humbjen e Unitedit dhe e ngushton epërsinë në dy pikë
Liverpooli ka shfrytëzuar humbjen e Manchester Unitedit për t’iu afruar në tabelën e Premier Ligës.
“Të Kuqtë” fituan 2 me 0 si mysafirë të Southamptonit, pak pasi Unitedi u mposht nga Newcastle.
Roberto Firmino dhe Mohamed Salah realizuan golat e fitores.
Liverpooli tani ka 54 pikë në pozitën e tretë, vetëm dy më pak se Unitedi që është i dyti. Lider mbetet Manchester City me 72 pikë.



