Liverpool nuk ndalet me kaq, e ka gati transferimin e talentit nigerian
Krahu sulmues i skuadrës belge Gent Moses Simon e ka konfirmuar se Liverpool është i interesuar për ta sjellur atë në Anfield.
Simon ka shënuar 21 gola në 136 paraqitje për ekipin belg, dhe ka pasur 20 paraqitje për kombëtaren e tij të Nigerisë duke shënuar vetëm 4 gola.
Sipas “Liverpool Echo”, 22-vjeçari mund të kalojë në Liverpool për 10 milionë funta.
Reds ishin shumë të varur nga Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino sezonin e kaluar ku lojtarët si Dominic Solanke dhe Danny Ings dështuan për t’iu bërë konkurencë, dhe për këtë Klopp dëshiron të ketë një alternativë B të fortë, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.
Liverpool ka nënshkruar me anësorin sulmues të Stoke City Xherdan Shaqiri, që do të thotë një lëvizje për Simon mund të jetë e panevojshme, por anësori ka folur se kalimi i tij në Merseyside do të jetë i mundur.
“Shiko, për momentin jam lojtar i Gentit. Dukshëm, Liverpool janë të interesuar për mua, por nuk ka asgjë konkrete tani për tani”, u shpreh Simon për “AOI Football”./Periskopi/





