Liverpool përballet me katastrofën: mund të mbetet pa Champions League

Liverpool përballet me katastrofën: mund të mbetet pa Champions League

Humbja e pësuar në derbin e djeshëm përballë Chelseat, e la skuadrën e Jurgen Kloppit me vetëm 3 pikë në një ndeshje më shumë ndaj vendit të pestë, po Chelseat – shkruan Periskopi.

Është e sigurtë se Liverpooli nuk do të ketë një javë të lehtë, pasi do të ndeshet me Brighton & Hove Albion ku i duhet medoemos fitorja.

“Kjo është jeta ime, ëh?” tha Jugen Klopp me një qeshje të sforcuar. “Gjithnjë deri në ndeshjen e fundit!”

Të kuqtë është dashur qëmoti të mbyllnin çështjen e vendeve që çojnë në Champions League. Por, pamundësia për t’i mbyllur derën Chelseat të vendit të pestë, bëri që Liverpooli të mos ishte në gjendje që të përqendrohej plotësisht në finalen kundër Real Madridit, përcjell Periskopi

Do të ketë shumë tension kur lojtarët e Brightonit të shkojnë në Anfield të dielën e ardhshme. Nëse skuadra e Chris Hughton arrin që ta qes jashtë top-katërshes Liverpoolin, atëherë skuadrës së Kloppit do t’i duhej që medoemos të fitonte finalen e Ligës së Kampionëve qoftë edhe për të siguruar një vend në kompeticionin më të madhe evropian.

Pra, presioni është shumë i madh që të shmanget një katastrofë e mundshme/Periskopi

Shpërndaje në: