Liverpool po bën gati ofertë për futbollistin e Southamptonit, Mario Lemina

Liverpool po bën gati ofertë për futbollistin e Southamptonit, Mario Lemina

Mario Lemina ka treguar formë të jashtëzakonshme te Southampton dhe kjo nuk ka lënë pa u vërejtur nga Jurgen Klopp që po mendon ta sjellë atë në ‘Anfield’ gjatë verës, transmeton Periskopi.

“Të Kuqtë” dëshironin shërbimet e mesfushorit nga Gaboni në vitin 2015, por ai atë kohë iu bashkua Juventusit.

Është gazeta franceze L’Equipe e cila ka zbuluar se Liverpool po interesohet për ish-lojtarin e Marseille.

Gjiganti anglez deri më tani ka pesë lojtarë që i ka transferuar nga Southampton, Lovren, Clyne, Lallana, Mane dhe Virgil van Dijk. /Periskopi/

Shpërndaje në: