Liverpool publikon listën për PSG-në, Shaqiri i padiskutueshëm

Liverpool publikon listën për PSG-në, Shaqiri i padiskutueshëm

Liverpool do ta luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Paris Saint-Germain nesër në mbrëmje, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje do jetë edhe si ‘finale’ pasi deri diku do vendosë se kush do jetë në fazën e 16 më të mirave, me Napolin që ka befasuar në këtë grup.

Jurgen Klopp ka publikuar listën prej 21 lojtarëve për ndeshjen në Parc des Princes, ku emri i Xherdan Shaqirit nuk mungon.

Lista e plotë: Fabinho, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Alisson, Henderson, Sturridge, Moreno, Mignolet, Shaqiri, Robertson, Matip, Kelleher, Camacho, Alexander-Arnold.   /Periskopi/

Shpërndaje në: