Liverpooli barazon në Anfield, rrezikon kualifikimin në LK (Video)

Liverpooli barazon në Anfield, rrezikon kualifikimin në LK (Video)

Liverpooli ka dështuar të fitoj në shtëpi ndaj Southamptoni, pasi pas 90 minutave rezultati ishte 0-0. 

 Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominimin e Liverpoolit, duke krijuar shumë raste dhe duke mos i lënë asnjë goditje në portë kundërshtarit.

Megjithatë, asnjëra nga rastet nuk u konkretizua dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin që filloi ndeshja.

Në pjesën e dytë, Liverpoolit përsëri ishte më i mirë duke provuar me gjitha forcat të gjej golin e epërsisë.

Mundësia më e mirë në këtë pjesë ishte në minutën e 66 një penallti i akorduar në favor të “Reds”, por anglezi James Milner dështoi ta konvertoi në gol, përcjell Telegrafi.

Festa e Foster pas penalltisë së pritur

Deri në fund të ndeshjes, Liverpooli provoi përsëri të gjej golin e fitores, por pa pasur sukses dhe ndeshja përfundoi pa gola.

Pas këtij barazimi, Liverpooli rrezikon kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi tani 70 pikë në vendin e tretë, por me Arsenalin që ka tri ndeshja më pak për të luajtur dhe 10 pikë më pak.

https://www.dailymotion.com/video/x5lb03d_sport

Shpërndaje në: