Liverpooli do të përgatitet rreth 600 kilometra larg Madridit për finalen e Kievit
Liverpool më 26 maj do të luajë me Real Madridin në Kiev në finalen e madhe të Champions League
Skuadra e Jurgen Klopp do të përgatitet për finalen e Champions League në Marbella të Spanjës, vend i cili është 600 kilometra larg nga Madridi, transmeton Peirskopi.
Liverpooli nga 16 maji deri më 19 maj do të qëndrojë në qendrën sportive të Marbellas ku do t’i kryejë përgatitjet e fundit para finales me Realin.
Ndryshe, Liverpool sot luan ndeshjen e fundit në Premier League për këtë edicion ku e pret në ‘Anfield’ skuadrën e Brighton. /Periskopi/



