Liverpooli e dominon Galatasarayn në ndeshjen e kthimit, kualifikohet në çerekfinale
Liverpooli është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Reds” triumfoi bindshëm 4:0 ndaj Galatasarayt në 1/8 e finales së kësaj garë.
Ndeshja e parë në Stamboll u mbyll me fitore minimale të turqve, por në Angli ishte tjetër episod.
Szoboszlai kaloi vendasit në epërsi në minutën e 25-të, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm.
Krejt në fundin e pjesës së parë, Salah dështoi të realizonte nga penalltia.
Por, egjiptiani e shpagoi veten në 45 minutëshin e dytë me gol dhe asist.
Fillimisht, ai asistoi për Ekitiken që realizoi për 2:0 në minutën e 52-të.
Vetëm një minutëm ë vonë, Gravenberch shënoi për 3:0.
E Mohamed Salah me gol të bukur në minutën e 64-të, e vulosi fatin e këtij takimi.
Në çerekfinale, Liverpooli tani do të ketë punë me kampionin në fuqi të Europës, Paris Saint-Germain.



