Liverpooli fiton si mysafir i Huddersfield
Ekipi i Liverpool ka arritur të fitojë si mysafir i Huddersfield me rezultat 0:3 me golat e Emre Can, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.
Me këto tre pikë Liverpooli mbetet në pozitën e 4-të me 50 pikë po aq sa ka edhe Chelsea e cila gjendet në vendin e 3-të.
Ndërkohë ekipi i Huddersfield renditet në pozitën e 14-të me 24 pikë, dhe çfarëdo gabimi i mëtejmë do të mund t’i kushtojë me renje nga Premier League pasi ekipet tjera pas saj kanë nga 23 pikë./Periskopi/



