Liverpooli i Shaqirit merr lajm të keq para ndeshjes me PSG, kjo është arsyeja
Liverpool do të ndeshet me PSG nesër në mbrëmje, me ndeshjen që pritet edhe të përcaktoj edhe kush do jetë në fazën e 16 më të mirave.
‘Parizienët’ luajnë si vendas dhe i duhet fitorja patjetër, ndërsa ekipit të Jurgen Klopp i konvenon edhe barazimi.

Ndërkohë një bonus që pritej t’i ndodhte Liverpoolit ishin mungesat e Neymar dhe Kylian Mbappe, që pësuan lëndime në ndeshjen e kombëtareve, shkruan Periskopi.
Por pak para ndeshjes, trajneri i PSG, Thomas Tuchel në konferencën për shtyp ka konfirmuar se dyshja janë plotësisht të gatshëm dhe do luajnë nga fillimi./Periskopi/



