Liverpooli i vihet pas yllit të Besiktas

Liverpooli i vihet pas yllit të Besiktas

Trajneri i Besiktasit, Senol Gunes, ka sugjeruar se Liverpooli e ka siguruar një marrëveshje me mesfushorin sulmues, Anderson Talisca.

Talisca, i cili është i huazuar te Besiktasi nga Benfica tash e dy sezone, është lidhur me një kalim te Liverpooli në muajt e fundit dhe trajneri i klubit turk beson se 24-vjeçari ka arritur marrëveshje për të kaluar në “Anfield”.

“Ai [Talisca] gati sa nuk u largua verën e kaluar. Ai nuk do të jetë me ne më sepse tashmë ka arritur marrëveshje me një klub tjetër. Do të jetë rival i Cenk Tosun, të cilin e shitem në Everton”, shtoi ai.

 

Shpërndaje në: