Liverpooli ia servon një pesëshe në kajmak Napolit të Carlo Ancelottit (Video)

Liverpooli ia servon një pesëshe në kajmak Napolit të Carlo Ancelottit (Video)

Liverpooli e ka deklasuar Napolin duke e mposhtur me rezultat 5:0 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Dublin

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp ishte superiore përballë Napolit të drejtuar nga Carlo Ancelotti, shkruan Periskopi.

Liverpooli e mposhti me rezultat 5:0 Napolin me golat të shënuar në këtë takim nga Milner 4′, Wijnaldum 9′, Salah 58′, Sturridge 73′ dhe Moreno 78′.

‘Të Kuqtë’ janë në formë fantastike në prag të fillimit të Premier League dhe llogariten si njëra nga skuadrat favorite për ta fituar titullin.

Kujtojmë që në këtë takim debutoi me fanellën e Liverpoolit portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit, Alisson Becker, ndërsa Xherdan Shaqiri e nisi ndeshjen nga stoli, por u paraqit në fushë me të filluar pjesa e dytë./Periskopi/


Shpërndaje në: