Liverpooli me një ofertë rekorde për zëvendësuesin e Loris Karius
Liverpool ka gati 80 milionë euro për Jan Oblak të Atletico Madrid
Klubi njohur anglez tash e sa vite është duke vuajtur për një portier cilësor, ndërsa së fundi Loris Karius ia mohoi triumfin në Champions League pas dy gabimeve amatoreske që i bëri në finalen e humbur 3:1 nga Real Madrid, transmeton Periskopi.
Sipas mediave angleze, Liverpooli planifikon një tjetër transferim rekord si ai i Van Dijk që në janar erdhi në ‘Anfield’ për 80 milionë euro.
Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend që të vazhdojë me Karius ose Mignolet në portë dhe u ka thënë drejtuesëve që të bëjnë ofertë prej 80 milionë euro Atletcio Madridit për Jan Oblak.
Portieri slloven ka një klauzolë largimi prej 87 milionë euro, por klubi anglez beson se mund ta sjellë atë në Ishull edhe me ofertë më të ulët. /Periskopi/




