Liverpooli merr rrugë për Kiev, kjo është skuadra e plotë për finalen ndaj Real Madridit

Liverpooli merr rrugë për Kiev, kjo është skuadra e plotë për finalen ndaj Real Madridit

Liverpool sot është nisur në drejtim të Kievit, aty ku të shtunën do të luajë në finale të Champions League kundër Real Madrid

Gjiganti anglez do të tentojë që ta ndalë dominimin e Realit në Evropë këtë të shtunë ku do të ballafaqohet në finale të Champions League, transmeton Periskopi.

Emre Can, lojtari për të cilin flitet që ka marrëveshje me Juventusin është ftuar për këtë takim.

Kjo është lista e lojtarëve për ndeshjen finale kundër ‘Los Blancos’:

Karius, Clyne, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Firmino, Salah, Henderson, Klavan, Moreno, Mane, Lallana, Mignolet, Can, Robertson, Ings, Solanke, Phillips, Jones, Ward, Woodburn, Camacho, Alexander-Arnold. /Periskopi/

Shpërndaje në: