Liverpooli në krizë, Klopp në hall me lëndimet
Liverpooli është në telashe kohëve të fundit.
Përveç se ka pasur krizë rezultatesh kohëve të fundit, ekipit të Klopp iu kanë shtuar edhe problemet me lëndimet e lojtarëve në ndeshjet e kombëtareve.
Mohamed Salah, Virgil Van Dijk, James Milner, Sadio Mane dhe Naby Keita janë lojtarët që janë paraqitur në infermierinë e ‘Të Kuqëve’.
Dy ndeshjet e ardhshme të Liverpool janë ndaj Huddersfield në Premier League dhe Crvena Zvezdas në Ligën e Kampionëve./Periskopi/



