Liverpooli nis spastrimet, këta janë gjashtë lojtarët që pritet të largohen nga ‘Anfield’

Liverpooli nis spastrimet, këta janë gjashtë lojtarët që pritet të largohen nga ‘Anfield’

Skuadra e Liverpoolit ka bërë një merkato aktive duke nënshkruar me Keita, Fabinho, Shaqiri dhe Alisson.

Megjithatë, përveç transferimeve, Klopp ka menduar edhe disa largime nga klubi. Gjashtë lojtarë të ‘Reds’ nuk e kanë të ardhmen e sigurt në ‘Anfield’.

Bëhet fjalë për Divock Origi, Danny Ings, Sheyi Ojo, Lazar Markovic, Loris Karius dhe Pedro Chirivella të cilët janë shumë pranë largimit nga Liverpooli.

Liverpool do të udhëtojë për në New York të martën për ndeshjen e dytë të ‘Internacional Champions Cup’ kundër Manchester Cityt.

Shpërndaje në: