Liverpooli reagon sërish për Jotan: Do të jetë përgjithmonë 20-shi ynë

Liverpooli reagon sërish për Jotan: Do të jetë përgjithmonë 20-shi ynë

Skuadra e Liverpoolit ka njoftuar se numri 20 e ka tërhequr përgjithmonë fanellën me numrin 20, në nderim të ish-futbollistit të tyre, Diogo Jota, i cili vdiq në një aksident trafiku bashkë me vëllanë e tij.

Liverpooli tha se 20-shi ka qenë numri që Jota e veshi me krenari dhe dinjitet, duke e udhëhequr klubin drejt fitoreve të pafundme.

“Pas konsultimit me gruan e tij, Rute, dhe familjen, klubi njofton se numri i fanellës do të tërhiqet nga qarkullimi në nder dhe kujtim të Diogos, në të gjitha nivelet”.

“Ky veprim është një njohje jo vetëm për kontributin e pamasë që djali ynë nga Portugalia dha për sukseset në fushë gjatë pesë viteve të fundit, por edhe për ndikimin e thellë personal që pati te bashkëlojtarët, kolegët dhe tifozët, si dhe lidhjet e përjetshme që ndërtoi me ta”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.

Tutje, Liverpoli tha se duke e tërhequr fanellën me numrin 20, po e bëjnë Jotan të përjetshëm dhe të paharruar.

 “Diogo u bashkua me ne në vitin 2020, na fitoi numrin 20, dhe e veshi – me nder, dinjitet dhe dashuri – numrin 20. Sa i përket Liverpool Football Club, ai do të jetë përgjithmonë numri ynë 20”, thuhet në njoftim.

Jota vdiq në një aksident trafiku bashkë me vëllanë e tij. Policia spanjolle ka konfirmuar se ishte vetë Jota ai që po i jepte makinës në momentin e aksidentit, ndërsa shkak ishte shpërthimi i një gome./Periskopi/

Shpërndaje në: