Liverpooli rikthehet te fitorja, Shaqiri nuk luan asnjë minutë (VIDEO)
Liverpooli shënoi fitore me përmbysje ndaj Burnleyt në ‘Anfield’.
‘Të Kuqtë’ arritën fitore me rezultat 4-2, ani pse në fillim të ndeshjes u befasuan nga mysafirët.
? Si señor ? pic.twitter.com/JlRl5hvLlc
— Liverpool FC (@LFC) March 10, 2019
Ishte Westwood (6′) që shënoi një gol të çuditshëm nga korneri, ani pse vendasit protestuan për një ndërhyrje ndaj portierit.
Megjithatë, ekipi i Klopp shpejt u kthye në lojë duke barazuar shifrat nëpërmjet Roberto Firmino (19′), kurse Sadio Mane (29′) i dha avantazhin për herë të parë ekipit të tij.
Firmino (67′) shënoi për rezultatin 3-1, ndërsa Gudmundsson (90+1′) ngushtoi sërish shifrat për 3-2.
Rezultatin përfundimtar e vulosi Sadio Mane (90+3′).
Ndërsa Xherdan Shaqiri edhe në këtë ndeshje nuk u paraqit fare. Tashmë problemet mes tij dhe Klopp janë të mëdha.
Liverpooli tash tubon 73 pikë në vendin e dytë, një më pak se City, ndërsa në ndeshjen e rradhës udhëton në Fulham. /Periskopi/



