Liverpooli s’e do yllin e PSG-së
Liverpooli e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar për ta transferuar mesfushorin e Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiot, sipas Liverpool Echo.
Të kuqtë lidheshin ngushtë me francezin, i cili do të jetë lojtar i lirë verën e ardhshme, kur edhe i përfundon kontrata me klubin e tij.
Megjithatë, Jurgen Klopp është i lumtur me mesfushorët që i ka në dispozicion dhe nuk do të bëjë ndonjë lëvizje për Rabiotin.
Trajneri gjerman i ka shpenzuar 111 milionë euro për t’i sjellë në skuadër Naby Keitan dhe Fabinhon, këtë verë.



