Liverpooli si kampion, po fiton 2-0 si mysafir i Tottenhamit (Video)
Ndeshja e parë e javës së pestë në Premier Ligë ka qëlluar të jetë super-derbi, shkruan Periskopi.
Tashmë, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka shënuar edhe golin e dytë në minutën 54 të ndeshjes me anë të brazilianit Roberto Firmino. Skuadrës së Pochettinos po i mungon Dele Alli dhe portieri Hugo Lloris. Goli i dytë erdhi edhe si rezultat i gabimit të portierit të parë, Vorm.
Liverpool duket skuadër e përgatitur për të konkuruar më seriozisht me Cityn dhe Chelsean për titullin e kampionit në Angli.
Golin e parë për ‘të kuqtë’ e shënoi holandezi Gigi Wijnaldum. /Periskopi



