Liverpooli takohet me mesfushorin e Chelseat

Liverpooli takohet me mesfushorin e Chelseat

Liverpooli i Jurgen Kloppit po tenton që ta marrë mesfushorin Hudson-Odoi nga Chelsea dhe Bayerni.

 Liverpooli është takuar me zyrtarët e Chelseat për të bërë marrëveshje për mesfushorin anglez raporton Sport Bild, transmeton Periskopi.

18-vjeçari është kërkuar vazhdimisht nga klubi i Bayernit të cilët po tentojnë të sjellin yllin anglez në Gjermani. Hudson-Odoi gjatë kësaj sezone po kalon në një formë fenomenale ku  prandaj kanë filluar ofertat nga klubet e ndryshme evropiane.

Kontrata e Hudson-Odoit në Stamford Bridge skadon në vitin 2020, dhe klubi Chelsea po bën të pamundurën që ta mbajë atë sa më gjatë në skuadër./Periskopi/

Shpërndaje në: